REACH


REACH është një rregullativë evropiane (EC 1907/2006) e cila është në fuqi që nga Qershori 2007 dhe me të cilën rregullohen regjistrimi, vlerësimi, autorizimi dhe restrikcioni i kimikeve.


Rregullativa REACH (EC 1907/2006) i zëvendëson rregullat ekzistuese ligjore të cilat kanë të bëjnë me rreth 30.000 substancave ekzistuese në bazën evropiane të të dhënave për substanca kimike.


Rregullativa REACH rregullon edhe mënyrën e regjistrimit të substancave të reja të cilat lëshohen në qarkullim dhe përdorim, si dhe restrikcionin e substancave ekzistuese të cilat janë të rrezikshme për njerëzit, botën e gjallë dhe ambientin jetësor.


Qëllimet themelore të rregullativës REACH janë mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe mbrojtja e ambientit jetësor me mbrojtjen dhe ruajtjen e konkurrencës së tregut, si dhe avancimin në zhvillimin e industrisë kimike.


"HIP-Petrohemija" sh.a. Pançevë me zbatimin e standardeve ekzistuese ISO 9001:2008 dhe ISO 14001:2004 tërësisht i ndjek standardet më të larta të cilat rekomandojnë mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurimit të njerëzve dhe mbrojtjen e ambientit jetësor përmes së cilës shprehin qëllimin e tyre për të plotësuar të gjitha nevojat të cilat rekomandohen me rregullativën REACH.


Të gjitha substancat janë të regjistruara në Agjencinë Evropiane për kimike në Helsinki, në pajtim me afatet e rregulluara kohore dhe në atë mënyrë mundësohet një plasman të mëtejshëm pa pengesa dhe shitje të prodhimeve të kompanisë HIP-Petrohemija sh.a. Pançevë pa asnjëfarë kufizimesh në tregjet e BE-së.