Prodhimet


Prodhimet baze


Prodhimet baze i përfshijnë këto prodhime: Etilen C2H4, Propilen C3H6, C-4 fraksion, benzina pirolitike, vaji pirolitik, natrium hidroksid NaOH, natrium hipoklorid NaOCl, acidi kloro-hidrogjen HCl, metil terciar butil etar MTBE.


Etileni me nusprodhimet fitohet me krekimin çift të benzinës primare me oktanë të ulët. Qëllimi i këtij procesi është që nga bashkësitë e karbonit hidrogjen me një masë më të madhe të molekulave shndërrohen në bashkësi më të vogla në lidhje të dyfishtë midis atomeve karbonike.

Etileni që prodhohet në NIP-Petrohemija Pançevë është i tillë që menjëherë mund të përdoret për të prodhuar polimere "polymer grade", përmbajtje e etilenit nga minimum 99,9% vol.


Polimeret


Polietilenet janë molekula-polimere të cilat bëhen me polimerizimin e etilenit. Kushtet e polimerizimit (më së shumti presioni) përcaktojnë karakteristikën dhe llojin e polietilenit dhe përpunimin dhe përdorimin e tij të mëtejshëm. Me polimerizimin e etilenit me presion të lartë (1500-3000 barë) në prani të radikalëve të lirë fitohet polietileni me denduri të ulët (PENG). Me polimerizimin e etilenit me presion të ulët (rreth 42 barë) me katalizator fitohet polietileni me denduri të lartë (PEVG).


Falë karakteristikave të tija, përpunimit të lehtë dhe përdorimit të madh, polietilenet më së shumti përdoren në krahasim me polimeret e tjera.


Sidomos janë dominante në sferën e paketimit, sepse prodhimtaria bashkëkohore, paketimi, transporti dhe ruajtja e prodhimeve nuk mund të paramendohet më pa ambalazhin e fortë, rezistent, të padepërtueshëm dhe të lehtë, i cili mbron prodhimin dhe zvogëlon harxhimet për transport dhe deponim edhe i cili mundëson edhe të shtypurit e tij.


Kauçuku stiren-butadienik, i fituar me polimerizimin emulsionik (E-SBR), është njëri prej polimerive më të përdorura, duke marrë në parasysh zbatimin e tij me shumë qëllime, nga përpunimi i gomave automobilistike e deri përpunimi i lodrave.


E-SBR-i është kompatibil me kauçukun natyror dhe mund tërësisht ta zëvendësojë, kurse në krahasim me të më mirë përpunohet, kurse ka edhe një rezistencë më të mirë ndaj abrazionit dhe vjetërsimit. Nga ana tjetër, E-SBR-i është kompatibil edhe me lloje të tjera të kauçukut sintetik me çka gjatë përpunimit dhe absorbimit më të mirë të aditivëve mundëson shfrytëzimin e formulacioneve të llojllojshme për lloje të ndryshme prodhimesh. Sasi më të mëdha E-SBR (rreth 70%) përdoren për të përpunuar gomat për automobilat dhe kamionët, megjithatë ka një sërë prodhimesh te të cilat E-SBR është i pazëvendësueshëm. Ato prodhime janë shiritat transportues dhe shiritat që përdoren në repartet e fabrikave, rripat, gypat dhe zorrët, pjesët teknike dhe prodhimet që përdoren në industritë e ndryshme, mbështjelljet për dysheme, këpucët gome, izolimi i kabllove, lodrat e ngjashëm.


HIPLEX® (polietilen me denduri të lartë - PEVG)


HIPTEN® (polietilen me denduri të ulët - PENG)


HIPREN® (kauçuk stiren-butadien - SBR)