Për ne


Petro M shpk Shkup tashmë 25 vjet në Maqedoni përfaqëson kompleksin petrokimik me renome HIP-Petrokimija Pançevë me distribucion të polimereve, si dhe mbështetje teknike te prodhuesit e Maqedonisë.


"HIP-Petrohemija" sh.a. Pançevë është prodhuesi kryesor petrokimik në Evropën Juglindore me një traditë më të gjatë se tre dekada në prodhimtarinë e (PEVG – polietilenit me denduri të lartë HIPLEX®), (PENG – polietilenit me denduri të ulët HIPTEN®), si dhe (SBR – kauçukut sintetik stiren-butadientik HIPREN®), të cilët gjejnë zbatimin në përpunimin e prodhimeve të shumta të cilat janë pjesë e jetës së çdoditshme duke e bërë më cilësore dhe më mirë. Në asortimanin, krahas polimereve gjenden edhe prodhimet baze – etilen, propilen, C4-fraksioni, vaji pirolitik, benzina pirolitike, metali-terciar-butil-etar (MTBE) dhe 1,3-butadien.


Qëllimi i kompanisë Petro M shpk si distributor i kompanisë HIP-Petrohemija Pançevë është që t'i furnizojë prodhuesit e Maqedonisë në kohën e duhur me sasitë e duhura, me repromaterial me cilësi të lartë, i cili mundëson produktivitetin më të madh, shpenzimin optimal të energjisë elektrike, zvogëlimin e emisioneve të dëmshme në ajrin, tokën dhe ujin, duke i sjellë rreziqet potenciale në rrezik minimal ndaj ambientin jetësor. Sigurimi dhe avancimi i cilësisë së prodhimeve tona arrihet me zbatimin e sistemit të integruar të udhëheqjes me cilësinë dhe mbrojtjen e ambientit jetësor ISO 9001 : 2008 ISO 14001 : 2004, si dhe me sistemin për avancimin e hulumtimeve laboratorike sipas ISO/IEC 17025:2006. Të gjitha polimeret kanë Deklaratën e Konformitetit (Statement of Conformity) me rregullat evropiane (EU) për materiale të cilat vijnë në kontakt me produktet ushqimore, e dhënë nga Institute for Public Health, në Maribor.