Misioni ynë


Misioni i Shoqatës për tregti të brendshme dhe të jashtme "Petro-M" SHPK Ilinden, Shkup është shfrytëzimi i burimeve të ripërtëritshme me qëllim që të zvogëlohet emisioni i gazrave të dëmshme në atmosferë, i cili ka një përhapje gjithnjë më të madhe në kornizat botërore.


Republika e Maqedonisë si anëtare e Bashkësisë Evropiane Energjetike dhe nënshkruese e aktit Kjoto e ndjek trendin e shfrytëzimit sa më të madh të potencialeve të ripërtëritshme energjetike për shkak të ruajtjes së rrethinën natyrore.


Në botë ka burime të pakufizuara dhe jo mjaft të shfrytëzuara natyrore të ripërtëritshme energjetike, kurse burimi më i madh prej tyre paraqet energjia e diellit. Gjithnjë më aktive janë kompanitë në botë të cilat investojnë kapitalin e tyre në avancimin e sistemeve ekzistuese për konversion të energjisë së diellit në energji termike dhe elektrike, si dhe në zhvillimin e teknologjive të reja.


Po ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë ka interes për investim në këtë lloj objektesh për prodhimin e energjisë elektrike.


"Petro-M" SHPK ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të investuar kapitalin e vetë në një projekt, i cili do të jetë në dobi si për kompaninë dhe perspektivën e saj, ashtu edhe për Republikën e Maqedonisë, e cila ka mundësi për të liruar nga pasojat e dëmshme gjatë prodhimit të energjisë elektrike, për të cilën shfrytëzohen alternativa të tjera. Gjithsesi se këta hapa të guximshëm do të kontribuojnë për të nxitur edhe kompanitë e tjera private që të investojnë në projekte për prodhimin e energjisë elektrike me shfrytëzimin e potencialeve të ripërtëritshme energjetike.


Një mbështetje e këtij projekti është rregullativa ligjore në Republikën e Maqedonisë. Në pajtim me Ligjin për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, nga ana e Komisionit Rregullator janë marrë Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e përcaktimit dhe për miratimin e përdorimit të tarifës preferenciale për shitblerjen e energjisë elektrike, e prodhuar nga sistemet fotovoltaike dhe Vendimi për përcaktimin e tarifës preferenciale për shitblerjen e energjisë elektrike, e prodhuar dhe e shpërndarë nga sistemet fotovoltaike.