Si funksionon sistemi solar



... Duke e shfrytëzuar begatinë e energjisë së lirë të diellit


Shumicat e vendeve kanë në dispozicion sasi të mëdha të energjisë solare, e cila mund të shfrytëzohet për të plotësuar disa nevoja ose të gjitha nevojat tuaja. Shtëpitë që gjenden në rajonin ku ka sasi të mëdha të energjisë solare, ku qasja deri te rrjetin elektrik është e pamundshme, jo stabile ose e pasigurt... të gjitha këto janë lokacione ideale për të instaluar sistemet solare.


Sistemet solare punojnë kur drita e diellit përplaset në modulin solar foto-voltaik (i quajtur panel solar ose PV panel) dhe i nxit elektronet e rrëmbyer në qelinë solare nga silikoni të udhëtojnë nëpër telat që gjenden në pjesën e prapme të panelit solar deri te shtëpia juaj për të shfrytëzuar menjëherë ose për të ruajtur.


Plus, nëse pyeteni se si do të duket sistemi i diellit mbi shtëpinë tuaj, ja përgjigjen: Panelet solare mund të organizohen kështu që t'i ndjekin konturat e linjave tuaja kulmore dhe në mënyrë të përsosur të integrohen në dukjen e shtëpisë suaj.


BENEFICIONET


Efikasitet i lartë

SunPower™ panelet solare sot janë më efikase në treg.

Më shumë fuqi

Panelet tona prodhojnë më shumë energji duke shfrytëzuar të njëjtën hapësirë – deri 50% më shumë sesa panelet me dizajn konvencional dhe 100% më shumë sesa panelet solare me thin-film teknologjinë.

Harxhime të zvogëluara

Më shumë fuqi të panelit do të thotë më pak panele për instalim. Kjo kursen edhe kohë edhe para.

Dizajni i sigurt

Materiale të vërtetuara, qelq i përparmë i temperuar, kornizë e fuqishme dhe e eloksuar, e cila i mundëson panelit që të funksionojë në më shumë konfigurime.